Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Kroacia i bashkohet zonës Shengen në janar 2023

BRUKSEL, 8 dhjetor /ATSH-DPA/- Kroacia ka marrë miratimin për t’iu bashkuar zonës Shengen në janar 2023, njoftoi sot në Twitter presidenca çeke e Bashkimit Evropian.

“Zona Shengen po zgjerohet për herë të parë, në më shumë se një dekadë”, thuhet në Twitter. Hera e fundit që zona (pa pasaporta) Shengen zgjerua ishte në vitin 2011 pas pranimit të Lihtenshtajnit.

Vendimi hap rrugën për t’i dhënë fund kontrolleve kufitare tokësore midis Kroacisë dhe vendeve të tjera të Shengenit, nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Për të pranuar anëtarë të rinj në zonë, kërkohet unanimiteti midis ministrave të Brendshëm të zonës Shengen. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrëzohet Rusia në Beograd, delegacioni shqiptar protagonisti nr. 1
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 18 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit