TIRANE, 8 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 437 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 18 qytetarë.
Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 7 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetar në Kavajë, Kolonjë.
Janë 181 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,601 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (8 dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 437
Testime totale 2,012,110
Raste pozitive 332,376
Raste të shëruara 328,601
Raste aktive 181
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 120
Vlorë 20
Fier 11
Gjirokastër 9
Shkodër 7
Berat 5
Durrës 3
Lezhë 3
Elbasan 2
Korçë 1
/r.e/













