Ballina Flash

Virusi i ngrirë në Siberi kthehet në jetë pas 48 500 vitesh

MARSEJË, 30 nëntor /ATSH/ – ”Pandoravirus yedoma”, një virus i lashtë i gjetur në permafrostin (toka e ngrirë) siberian, është ringjallur pas 48 500 vjetësh, shkruan faqja affaritaliani.it.

Një grup shkencëtarësh kanë ringjallur dhe riprodhuar në laborator një virus ”të lashtë” që ishte i ngrirë në ngricat e përhershme të Siberisë për 48 500 vjet.

Është një nga shtatë llojet e virusit të permafrostit, permafrost e ringjallur pas mijëra vitesh.

Virusi më i ri ishte ngrirë për 27 000 vjet dhe i madhi, i quajtur ”Pandoravirus yedoma”, ishte ngrirë për 48 500 vjet.

Megjithëse viruset nuk konsiderohen si rrezik për njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se viruset e tjerë të ekspozuar ndaj shkrirjes së akullit mund të jenë “katastrofike” dhe të çojnë në pandemi të reja, prandaj është shumë e rëndësishme t’i studiojmë ato.

“48 500 vjet është një rekord botëror,” tha për New Scientist Jean-Michel Claverie, një virolog në Universitetin e Aix-Marseille në Francë.

Pandoravirus, i quajtur prej kutisë së Pandorës, është një gjini gjigante virusesh e zbuluar për herë të parë në 2013 dhe e dyta më e madhe për nga madhësia fizike e të gjitha gjinive të njohura virale pas pitovirusit.

Pandoravirusi është një mikrometër i gjatë dhe 0,5 mikrometra i gjerë, që do të thotë se është i dukshëm nën një mikroskop drite. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSteinmeier në Tiranë, vizita e parë e një presidenti gjerman në 27 vite
Artikulli tjetërMeta pas takimit me Berishën: Siguria e Evropës kërcënohet nga mafia, jo nga qytetarët