TIRANË, 30 nëntor/ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në selinë e PD-së, me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në një prononcim për mediet pas takimit, Meta deklaroi se protesta do të zhvillohet më 6 dhjetor.
Ai theksoi se protesta nuk ka asnjë problem për sigurinë nga qytetarët që duan Shqipërinë evropiane.
“Siguria e Evropa rrezikohet nga mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike të mafies ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve, me në krye kokainën. Nuk ndihet asnjë problem i sigurisë nga qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që duan një Shqipëri evropiane”, theksoi Meta.
Protesta e paralajmëruar e 6 dhjetorit, do të mbahet ditën kur në Tiranë do të zhvillohet edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
/r.e/























