Ballina Flash

KATAR 2022 – Navas: Do të luftojmë si demat për të mundur Gjermaninë

DOHA, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Portieri i Kosta Rikës, Keylor Navas thotë se ekipi i tij do të bëjë gjithçka për t’i rrëmbyer Gjermanisë një vend në 1/16 e Kupës së Botës kur të ndeshen të enjten.

“Ne do të luftojmë si demat për t’i dhënë vendit tonë shumë lumturi dhe gëzim”, tha porteri i ”Paris Saint-Germain” për ”Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

”Ne duam të bëjmë një surprizë. Nëse do të arrijmë në 16-shen e fundit, mendoj se do të ishte një sensacion si në vitin 2014 kur mundëm Italinë”, shtoi ai.

Navas pësoi shtatë gola ndaj Spanjës, por Kosta Rika u rikthye për të mposhtur Japoninë 1-0.

”Ne nuk mund të rrimë duarkryq”, tha Navas./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta pas takimit me Berishën: Siguria e Evropës kërcënohet nga mafia, jo nga qytetarët
Artikulli tjetërLiberalizimi i vizave për Kosovën, Balla: Lajm i mirë, edhe pse shumë i vonuar