Ballina Bota

ITALI – Mbi 600 raste abuzimi në Kishën Katolike

ROMË, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Kisha Katolike Italiane ka mbledhur 613 dosje të rasteve të abuzimit gjatë dy dekadave të fundit, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i Konferencës së Peshkopëve Italianë (CEI), Giuseppe Baturi në Romë.

“Çështjet janë transferuar në Dikasterin e Vatikanit për Doktrinën e Besimit”, tha Baturi.

“Këto janë raportime të viktimave apo dosje të autorëve të dyshuar me viktima të shumta, prandaj 613 nuk pasqyrojnë numrin e personave të dhunuar. Gjithashtu, përfshihen edhe rastet që tashmë janë arkivuar”, tha Baturi.

Deklaratat e Baturi erdhëm gjatë një konference për shtyp në të cilën CEI prezantoi një raport për mbrojtjen e të miturve në kishë.

Studimi, i cili përfshin vitet 2020 dhe 2021, tregon 89 viktima të supozuara, që raportojnë raste të tilla si ngacmime seksuale, marrëdhënie seksuale ose sjellje të papërshtatshme brenda kishës.

“Shumica e viktimave ishin nga 10 deri në 18 vjeç në kohën e krimit. Rastet janë aktuale ose datojnë në të kaluarën. Përveç kësaj, janë raportuar 68 autorë të dyshuar”, sipas raportit.

“Më pak se gjysma e tyre ishin klerikë (30), pjesa tjetër laikë (23) dhe famullitarë (15)”, tha ai.

CEI, së bashku me ekspertë, e kryen anketën në 226 kisha të saj, ku 166, ose rreth 73% pranuan të përgjigjeshin.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSi funksionon investimi në bono thesari, BSH: Rrezik i ulët dhe përfitim i kënaqshëm
Artikulli tjetërÇuçi: 52% përafrim me ligjet e BE-së për kapitullin e rendit dhe sigurisë