Ballina Flash

Climathon Tirana sjell idetë inovatore për klimën

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Për herë të parë Shqipëria mirëpriti lëvizjen botërore themeluar nga Komisioni Evropian dhe mbështetur nga EIT Climate KIC, Climathon Tirana.

Në kuadër të TiranaEYC22 150 të rinj u bashkuan për krijimin e ideve për mbrojtjen klimatike.

Vajza dhe djem të talentuar kanë formësuar dhe prezantuar idetë e tyre novatore mbi 5 sfida klimatike, brenda 48 orëve që zgjati aktiviteti. Ky aktivitet zhvillohet njëkohësisht në 145 qytete të 56 shteteve të ndryshme, për të sensibilizuar qytetarët dhe vendimmarrësit për një të ardhme klimaterike më të mirë.

Në Tiranë u shpallën fituese 3 idetë më inovative, që sipas jurisë ishin: Clean City, Trash@Cash dhe Hack2O.

Fitues i edicionit të parë të Climathon Tirana, fokusohej në monitorimin dhe menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet disa sensorëve të instaluar në çdo kosh, nga ku arrihej të monitorohej sasia e mbeturinave brenda koshave.

Projekti u organizua me ndihmën e ICTSlab (qendër laboratorike e inovacionit, me fokus edukimin profesional) si dhe nga bashkia e Tiranës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Likud e Netanyahut konfirmohet partia e parë në zgjedhje
Artikulli tjetërKPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Nurjeta Pogace