TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale fotoalbumin me momentet kryesore nga vizita që po zhvillon në Berlin të Gjermanisë, ku po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Evropiane.
Rama u shpreh mëngjesin e sotëm se Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, mbyllet sot në mesditë me fjalimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Në kuadër të kësaj vizite Rama zhvilloi takime edhe me liderët e vendeve europiane, të ftuar në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.
Rama po merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane që po zhvillon punimet në Berlin (14-15 tetor).
Më herët, Rama informoi se forcat politike progresiste nga mbarë Europa do të diskutonin se si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës, tek kriza e imponuar e energjisë. /j.p/























