Ballina Aktualitet

Vasili: Rritja e çmimit të naftës, reagimi qytetar e vetmja zgjidhje

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi sot se, “shqiptarët janë sot përballë atakut më të rëndë të rritjes se çmimeve, e mbi të gjitha të rritjes së çmimit të naftës i cili afekton në mënyrë të drejtpërdrejtë ekonominë familjare të çdo shqiptari’.

Në një konferencë për mediet, Vasili u shpreh se Bordi i Transparencës e rriti çmimin në 245 lekë për litër duke e rritur brenda një dite 20 lekë.

“Në të njëjtin moment që në Shqipëri qytetarët përballen me këtë situatë kaq të rëndë, në Maqedoninë e Veriut nafta shitet 600 lekë më pak, pra 1850 lekë, ndërsa në Kosovë 1950 lekë, pra 500 lekë më pak dhe 1970 lekë në Malin e Zi. E gjithë barra e rritjes së çmimit është hedhur nga qeveria dhe Edi Rama vetëm mbi kurrizin e qytetarëve”, u shpreh Vasili.

“Partia e Lirisë që 7 muaj më parë, që në fillimet e krizës ka propozuar projektligjin për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit dhe mazhoranca rilindase me urdhër të Edi Ramës ka bllokuar totalisht shqyrtimin e tij”, theksoi Vasili.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelet ekspozita “Ikona mrekullibërëse dhe relike të shenjta nga Ballkani” në Korçë
Artikulli tjetërFOKUS – BM: Rriten kritikat ndaj lidershipit ushtarak rus