Ballina Aktualitet

AIDSSH: Meta me gjuhë fyese, synon intimidimin e trupës kolegjiale

????????????????????????????????????

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi deklaratave fyese të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbi anëtarët e këtij institucioni.

Sipas AIDSSH-së, gjuha e përdorur në një intervistë televizive nga Meta është fyese dhe cenon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit.

“Është e drejtë e çdo individi të shprehë lirisht mendimet e tij, por nga ana tjetër kjo liri e shprehjes kufizohet nga etika në funksion të mbrojtjes së moralit dhe dinjitetit të personave kundrejt të cilëve drejtohet. Fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal, i cili parashikon se kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 mijë gjer në 3 milionë lekë”, thuhet në njoftimin e AIDSSH-së.

Autoriteti shpreh keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike, vijnë nga ish-zyrtarë në funksionet më të larta shtetërore dhe synojnë intimidimin e trupës kolegjiale gjatë zbatimit të detyrës për informimin e publikut me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit, duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim. Autoriteti është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij, për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit të pajtimit kombëtar”, thuhet në njoftim.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta pret Kim: Intensifikim i partneritetit strategjik me SHBA
Artikulli tjetërGJERMANI – Çmimet e larta të energjisë detyrojnë qytetarët të përdorin drutë