Ballina Flash

Shqipëria miqësore me Italinë në “Air Albania” në nëntor

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një miqësore në 16 nëntor ndaj Italisë në “Air Albania Stadium”.

Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Evropës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italianë, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova, ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022.

Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu-Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka: Koha për të forcuar bashkëpunimin në shumë fusha me Indinë
Artikulli tjetërMbahet në Bruksel takimi shpjegues për Reformën në Administratën Publike