Ballina Flash

Barazia gjinore, Ekonomi dhe Sako presin delegacionin turk

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako pritën delegacionin nga Turqia, të përbërë nga nga drejtues të lartë nga Ministria e Familjes, të Ministrisë së Financës dhe të Unionit të Bashkive.

Ekonomi u shpreh se, vizita e delegacionit turk bëhet në kuadër të aktiviteteve që po zhvillojnë së bashku UN Women Albania dhe UN Women Turqi me fokus barazinë gjinore.

“Ndamë me miqtë nga Turqia politikat që janë ndërmarrë në lidhje me rritjen e rolit të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje, ku pa diskutim Shqipëria është vlerësuar ndërkombëtarisht në këtë aspekt”, theksoi Ekonomi në një postim në rrjetet sociale.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA përgëzon Forcat e Armatosura për vlerësimin nga këshilltarët e NATO-s
Artikulli tjetërTirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë, Seferi: 2022 kartolinë e bukur për Shqipërinë drejt BE