TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako pritën delegacionin nga Turqia, të përbërë nga nga drejtues të lartë nga Ministria e Familjes, të Ministrisë së Financës dhe të Unionit të Bashkive.
Ekonomi u shpreh se, vizita e delegacionit turk bëhet në kuadër të aktiviteteve që po zhvillojnë së bashku UN Women Albania dhe UN Women Turqi me fokus barazinë gjinore.
“Ndamë me miqtë nga Turqia politikat që janë ndërmarrë në lidhje me rritjen e rolit të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje, ku pa diskutim Shqipëria është vlerësuar ndërkombëtarisht në këtë aspekt”, theksoi Ekonomi në një postim në rrjetet sociale.
/j.p/r.e/
