Ballina Bota

SHBA – Blinken kërkon vetëpërmbajtje në konfliktin azero-armen

UASHINGTON, 13 shtator /ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Blinken bëri një deklaratë me shkrim pasi Ministria azere e Mbrojtjes njoftoi se pas provokimeve të Armenisë nisën përleshjet në kufirin midis dy vendeve.

“SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga lajmet e konfliktit në kufirin Armeni-Azerbajxhan, përfshirë sulmet e raportuara ndaj vendbanimeve dhe infrastrukturës civile në Armeni. Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem. Ne bëjmë thirrje për përfundim të menjëhershëm të të gjitha konflikteve ushtarake”, ka thënë Blinken.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria e Armenisë ka kryer provokime të shumta në orët e mbrëmjes në kufi në drejtimet e qyteteve Dashkesen, Kelbajar dhe Laçin.

Në deklaratë thuhet se grupet sabotuese të Forcave të Armatosura Armene kanë hedhur mina në tokë dhe rrugët ndërmjet pozicioneve të ushtrisë azere në drejtime të ndryshme.

Si pasojë e masave të marra nga trupat e Azerbajxhanit për të parandaluar këtë situatë janë zhvilluar përleshje.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet Odhise Paskali, babai i skulpturës shqiptare
Artikulli tjetërTransportonte 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 59-vjeçari