TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot shqiptarët që në 25 gusht të bëhen bashkë në “Air Albania” dhe të mbështesin boksierin shqiptar Florian Marku.
Balla takoi sot boksierin Florian Marku, të cilit i uroi fitore në ndeshjen e 25 gushtit në ‘Air Albania”.
Sipas tij, “ky është një prej kompeticioneve më të mëdha të boksit në botë”.
“Ftoj çdo shqiptar që e ka zemrën në krahun e majtë dhe është krenar për gjithë arritjet që ka bërë ky sportist i madh, të jetë bashkë me ne në ‘Air Albania’. T’i japim mbështetje Florian Markut që ta ngrejë lart flamurin shqiptar dhe t’i urojmë kampionit fitore, sepse është një nga kompeticionet më të mëdha të boksit”, tha Balla.
Edhe Marku ftoi gjithë shqiptarët që në datë 25 gusht ta ndjekin në ndeshjen e madhe në stadiumin “Air Albania”.
/m.m/r.e/






















