Ballina Flash

Mjete ndihmëse për 32 persona me aftësi të kufizuara

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Qeveria po mbështet përmes programeve të veçanta personat me aftësi të kufizuar, duke u ardhur atyre në ndihmë me mjete të ndryshme që lehtësojnë integrimin e tyre në jetën e përditshme.
Institucionet e linjës në partneritetet me organizatat e shoqërisë civile dhe PNUD Albania,  po zbatojnë në vendin tonë projektin “Asnjë të mos mbetet pas”, i cili ka në fokus fuqizimin e personave me aftësi të kufizuar.
Qëllimi i këtij partneriteti është që personat me aftësi të kufizuara të flasin për të drejtat e tyre dhe të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme në procese vendimmarrëse, të cilat ndikojnë në akses më të mirë në shërbime cilësore, si për veten, ashtu edhe për anëtarët e familjeve të tyre.
32 persona me aftësi të kufizuara, janë pajisur me deambulatorë, paterica, bastunë dhe mjete të tjera të teknologjive ndihmëse.
Ndërsa ofrimi i shërbimit të specializuar dhe fuqizimi e zgjerimi i rrjetit të referimit dhe të vlerësimit, po zgjerohet për këtë komunitet në kuadrin e Programit të përbashkët të UNDP Albania “Leave no one Behind/Askush të mos mbetet pas” i cili mbështetet nga qeveria shqiptare dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, 395 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor
Artikulli tjetërBalla: Mbështetje Florian Markut që ta ngrejë lart flamurin shqiptar