Ballina Flash

Rama: Agresioni kibernetik është zmbrapsur, asnjë e dhënë nuk është fshirë

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me agresionin kibernetik ndaj vendit tonë.

“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama theksoi se, “lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!”.

Kryeministri deklaron se “e gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca: 46 përfitues nga grantet për investime në anije peshkimi
Artikulli tjetërMichel uron Begajn: Mezi presim të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët