Ballina Bota

BRUKSEL – Kroacia dënon rritjen e çmimit të karburantit për të huajt në Hungari

BUDAPEST, 31 maj /ATSH-DPA/- Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka dënuar sot çmimin e ri të tregut për karburantin i cili do të zbatohet vetëm për shtetasit e huajt, përfshirë qytetarët e vendeve të tjera të BE-së, në Hungari.

“Hungaria nuk duhet të diskriminojë qytetarët e vendeve të tjera të BE”, tha ai përpara një samiti të BE-së, në Bruksel. Nëse të huajt e BE-së duhet të paguajnë një çmim më të lartë në karburantet hungareze sesa vendasit, kjo është një shkelje e qartë e ligjit”, shtoi ai.

Të premten e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban nxori një dekret duke e caktuar çmimin e karburantit në varësi të vendit ku ishte regjistruar automjeti.

Pronarët e automjeteve me targa të huaja, do të duhet të paguajnë çmimin e tregut, i cili është 40 deri në 60% më i lartë se çmimi zyrtar.

Sipas raportimeve, pranë kufijve me fqinjët e BE-së, Austrinë dhe Sllovakinë, ka pasur radhë të gjata në pikat e karburanteve sepse shumë të huaj dëshironin të furnizoheshin me çmimin zyrtar më të lirë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Italia heq kufizimet për udhëtarët duke filluar nga e mërkura
Artikulli tjetërRama: E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout