TIRANË, 22 prill /ATSH/ Autoriteti Portual Durrës njofton sot se, “për arsye të motit të paqëndrueshëm, trageti i linjës Ankona – Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme, 23 prill”.
APD bën të ditur se, “ky traget (Af Marina), nuk do të kryejë lundrimin sipas itinerarit që kishte planifikuar për mbrëmjen e sotme, por pritet të niset nesër rreth orës 11:00 drejt Barit (Itali)”.
APD njofton se, “do të vijojnë normalisht lundrimin tragetet: “Rigel VII” nisje e parashikuar rreth orës 23:00 drejt Barit; “AF Claudia” nisje e parashikuar rreth orës 17:00 drejt Ankonës”.
APD është në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
/a.a/r.e/























