Ballina Ekonomi

Shqipëri-Kanada, marrëveshje për sigurimet shoqërore

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Kanadaja ka përfunduar procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë marrëveshje si superlajm dhe theksoi se u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

“Superlajm. Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, tha Rama.

Ndërsa ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi se, “marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë në jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Anije me qira në Triportin e Vlorës për prodhim të energjisë, marrëveshja me SHBA-në
Artikulli tjetërMuaji i Ramazanit, Rama: Agjërimi është parimi i parë i mjekësisë