TIRANË, 4 prill /ATSH/ Kreditimi i ekonomisë ka vijuar rritjen me ritme dyshifrore, megjithë rreziqet në rritje nga inflacioni, të shtuara më tepër prej luftës në Ukrainë.
Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt shënoi vlerën 674 miliardë lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas statistikave të publikuara së fundmi nga BSH-ja, portofoli i kredisë për ekonominë rezultoi me rritje 10.9 %, krahasuar me fundin e shkurtit 2021.
Rritja më e lartë vazhdon të jetë në segmentin e individëve, ku portofoli ishte me rritje vjetore 12.8 %, ndërsa për bizneset rritja në fund të shkurtit ishte 7.8 %.
/r.e/






















