TIRANË, 4 prill /ATSH/ Shqipëria do të jetë e pranishme në panairin Fruit Logistica 2022 në Berlin të Gjermanisë. Ky është panairi më i madh për frutat dhe perimet që organizohet në Evropë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca publikoi foto të pavijonit shqiptar, ku do të ekspozohen prodhime të freskëta bujqësore, tashmë të certifikuara edhe sipas standardeve më të mira evropiane, siç është ai Globa GAP.
“Kështu duket pavijoni i bujqësisë shqiptare në Fruit Logistica 2022 që mbahet në Berlin në datat 5-7 prill”, u shpreh Krifca.
Ministrja tha se, “ne do të marrim pjesë me 11 kompani eksportuese të fruta-perimeve”.
Sipas saj, do të promovohet prodhimi, puna, mundi dhe më e mira e tokës sonë.
Panairi Fruit Logistica është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së.
/a.a/r.e/























