Ballina Ekonomi

Reshje bore edhe në Dardhë, në lartësinë mbi 1300 m

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë vendin në 48 orët e fundit, ndërsa Autoriteti Rrugor informon se akset rrugore janë të kalueshme.

ARRSH bën të ditur se pas Kukësit dhe Thethit kanë filluar reshjet e borës edhe në Dardhë.

“Kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Dardhë në lartësinë mbi 1300 m. Kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese ka bërë pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa problem”, deklaroi ARRSH.

ARRSH apeloi drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Sheshi i Flamurit spektakël urban, foltorexhinjtë s’bëjnë gjë tjetër veç përshesheve me baltë
Artikulli tjetërWill Smith dorëhiqet nga “Oscars” pas shuplakës ndaj Rock