Ballina Bota

SERBI – Nehammer: BE e ka detyrë dhe interes të integrojë Ballkanin Perëndimor

BEOGRAD, 17 mars /ATSH-ANSA/ – Rëndësia e përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ishte theksi i vizitës së kancelari austriak, Karl Nehammer në Serbi.

”Po shohim një luftë në Evropë që askush nuk e kishte marrë parasysh. Ne jemi dëshmitarë të pushtimit të një vendi. Dhe pikërisht për këtë është e rëndësishme që BE-ja t’u tregojë qartë vendeve të rajonit se ato u Evropës dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Nehammer në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

”Negociatat e pranimit janë komplekse, edhe për Austrinë, pasi ai është një proces intensiv, por edhe vendet e BE-së duhet të bëjnë pjesën e tyre për ta përshpejtuar këtë”, theksoi ai.

”Është detyrë dhe interes i vendeve anëtare të BE-së për të dërguar një sinjal që bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm”, tha Nehammer.

Nesër, kancleari austriak ai do të shkojë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Opozita në krah të integrimit të Shqipërisë
Artikulli tjetërDekorata e lartë “Nënë Tereza” për mjekun endokrinolog, Gerond Husi (pas vdekjes)