Ballina Bota

SHBA – Biden: Bashkëpunim me aleatët për popullin ukrainas

UASHINGTON, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Po vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me aleatët dhe partnerët për të siguruar që populli ukrainas të mund të mbrojë vendin e tij, shkroi në Twitter presidenti amerikan, Joe Biden.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë mbi 1,2 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën vitin e fundit”, shtoi ai.

Presidenti amerikan Joe Biden ndaloi importin e pijeve alkoolike, peshkut dhe diamanteve nga Rusia.

Kjo u bë e ditur nga presidenti amerikan duke ndaluar efektivisht vodkën, havjarin dhe diamantet ruse.

SHBA revokojnë gjithashtu klauzolën e kombit më të favorizuar të Rusisë, duke i dhënë fund në mënyrë efektive marrëdhënieve normale tregtare dhe duke hapur tarifa të rënda për produktet ”Made in Russia”.

”SHBA-ja po ndalon të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia”, njoftoi po sot presidenti amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi vjen mes mbështetjes në rritje nga i gjithë spektri politik për kufizimet në importet e energjisë ruse./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArmand Duka rizgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
Artikulli tjetërRama: Nuk heqim taksat mbi naftën, janë të ardhura që u kthehen njerëzve në nevojë