Ballina Bota

SHBA – Departamenti i Mbrojtjes: Rusia po rekruton sirianë për të luftuar në Ukrainë

UASHINGTON, 7 mars /ATSH-DPA/- Rusia po përpiqet të rekrutojë sirianë për të luftuar në Ukrainë, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se mund të konfirmonte raportet në median amerikane se rusët po përpiqen të plotësojnë trupat e tyre me luftëtarë të huaj.

“Por nuk është e qartë nëse luftëtarët sirianë ishin tashmë në Ukrainë”, tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin është një mbështetës kryesor i presidentit sirian Bashar al-Assad.

Zyrtari amerikan tha se Putini mund të jetë kthyer në Siri sepse trupat ruse kanë bërë progres të ngadaltë në avancimin e tyre në Ukrainë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shkolla “Gjergj Kastrioti” në Krujë i shtohet kolanës së shkollave të rindërtuara
Artikulli tjetërGjekmarkaj jep dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së