NJU JORK, 31 janar /ATSH-DPA/ Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vasily Nebenzya i tha sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së se SHBA-ja dhe aleatët e saj po nxisin histerinë për një luftë të mundshme në Ukrainë.
“Diskutimet rreth një kërcënimi të afërt të luftës janë provokuese në vetvete. Duket sikur ata po bëjnë thirrje. Ata duan që kjo të ndodhë”, tha Nebenzya, duke shtuar se zyrtarët rusë i kishin mohuar kategorikisht akuzat se po planifikohet një pushtim i mundshëm në Ukrainë.
SHBA-ja ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mes shqetësimeve lidhur me një pushtim të afërt rus në Ukrainë.
Rusia u përpoq të bllokonte takimin në sekondën e fundit, por shumë vende votuan në favor të vazhdimit të takimit. //a.i/























