Ballina Ekonomi

ARRSH: Në akset Qafë-Thore – Theth dhe Kukës – Shishtavec, qarkullimi me zinxhirë

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot mbi situatën e motit në vend dhe qarkullimin në akset rrugore.

ARRSH bën të ditur se, “gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C  pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve”.

Gjithashtu ARRSH thekson se, “kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat”.

“Në akset Qafë-Thore – Theth dhe Kukës – Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora”, informon ARRSH.

“Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon faza e parë e ngritjes së Parkut të Artit
Artikulli tjetërRaporti i Transparency International, reagojnë Meta dhe Basha