Ballina Flash

Një mace me katër… veshë?!

ANKARA, 22 nëntor /ATSH-AA/ – Një mace në Turqi, e cila ka lindur me katër veshë, po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

“Kur e mora në krahë, ndodhi dashuri në shikim të parë. Ajo u mësua me ne dhe ne u mësuam me të”, tha Canis Döşemeci, pronarja e maces me emrin Midas.

Ajo tha se emrin maces ia vuri sipas mbretit të Frigjisë.

Döşemeci ka hapur për macen edhe një profil në rrjetet sociale, që kjo mace e veçantë të mund të shihet edhe nga njerëzit e tjerë,

Në këtë profil, ajo u bën thirrje njerëzve të strehojnë kafshë, në vend që t’i blejnë ato.

Duke folur për këtë fenomen, veterineri Reshat Nuri Aslan tha se kishte mbetur shumë i befasuar, kur pa macen për herë të parë dhe vuri në dukje se bëhet fjalë për një mutacion gjenetik shumë të rrallë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKredia konsumatore, me normë interesi 8.3%
Artikulli tjetër235 milionë euro kredi të reja për blerjen e banesave