235 milionë euro kredi të reja për blerjen e banesave

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Gjatë 9-mujorit të vitit 2021, bankat tregtare në vend kanë disbursuar 28.7 miliardë lekë, ose rreth 235 milionë euro kredi të reja për blerjen e shtëpive.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e disbursimeve të reja është rritur me 60 %.

Ndërkohë, vlera totale e portofolit për blerjen e banesave, në fund të shtatorit 2021 shënoi vlerën 140.7 miliardë lekë.

Ekspertët e bankave vërejnë se, ecuria e kredisë për blerjen e pronave pas pandemisë ka shënuar një tendencë pozitive në të gjithë vendin.

Investimet në infrastrukturë dhe vepra publike, kanë rritur vlerën e pronës kryesisht në zonat urbane dhe ato turistike, ndërsa tregu i pronave në vend duket se po përjeton një cikël të ri rritjeje në shitblerje.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.