Kredia konsumatore, me normë interesi 8.3%

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Kredia konsumatore vijon të lëvrohet me norma të qëndrueshme interesi.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë 2021, interesat e kredisë konsumatore ishin mesatarisht 8.3 %, duke qëndruar pranë niveleve të vërejtura në gjysmën e parë të vitit dhe në vitin e kaluar.

BSH-ja bën të ditur se, portofoli i kredisë konsumatore u rrit në vlerën mbi 33 miliardë lekë, në fund të shtatorit, duke shënuar një rritje prej 1.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kredisë konsumatore ka ardhur pothuajse e gjitha në segmentin e mallrave të qëndrueshëm, të lidhur me investimin në automjete, pajisje elektrike, elektronike, etj.

Ndërkohë, zgjerimi i saj i adresohet vijueshmërisë së lehtësimit të standardeve të huadhënies për individët nga bankat gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.