POLONI – Rritet inflacioni i çmimeve të prodhimit

VARSHAVË, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial i Polonisë u rrit më shumë se sa pritej në tetor, treguan sot të dhënat nga Agjencia Statistikore e vendit.

Të dhëna të veçanta treguan se çmimet e prodhimit u rritën në tetor, ndërsa prodhimi industrial u rrit me 7,8 për qind në vit, në tetor.

Ekonomistët prisnin një rritje prej 5,3 për qind.

Prodhimi i energjisë elektrike dhe furnizimi me ujë u rritën përkatësisht me 40,6 për qind dhe 10,7 për qind.

Në bazë mujore, prodhimi industrial u rrit me 2,3 për qind në tetor.

Çmimet e prodhimit u rritën me 11,8 për qind në vit në tetor, pas rritjes me 10,3 për qind në shtator.

Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 10,8 për qind.

Çmimet e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ngrohjes, si edhe i çmimeve të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve u rritën përkatësisht me 8,5 për qind dhe 3,8 për qind.

Në bazë mujore, çmimet e prodhimit u rritën me 1,8 për qind në tetor, pas 0,9 në muajin e kaluar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.