Ballina Aktualitet

Fotoalbum nga vizita e Ramës në Itali

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare, në Itali ku në qendër të vëmendjes ishte njohja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.

Rama ndau një fotoalbum me momentet kryesore të kësaj vizite të rëndësishme.

Rama u prit paraditen e sotme me një ceremoni zyrtare në Palazzo Chigi, në Romë, nga kryeministri i Italisë, Mario Draghi. Pas takimit dypalësh, Rama dhe homologu italian, Draghi, zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri italian, Mario Draghi deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk është diçka që varet nga shkaqe rrethanore, por është e shkruar në të ardhmen e Bashkimit Europian.

Në vijim të vizitës së tij në Itali, kryeministri Rama u prit në një takim në Campidoglio, Romë, nga kryetari i ri i bashkisë, Roberto Gualtieri.

Kryebashkiaku i Romës theksoi se, “Italia mbeten vend mik i Shqipërisë dhe e mbështet atë në procesin e integrimit europian, një perspektivë e zgjerimit të BE-së”.

Kryeministri Rama u prit po ashtu në një takim nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, me të cilin dha një deklaratë të përbashkët për shtyp nga Palazzo della Farnesina, Romë.

Di Maio konfirmoi se “Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, para fundit të vitit”.

Më herët Di Maio dhe Kryeministri Rama drejtuan mbledhjen e parë të Komitetit të përbashkët për çështjet ekonomiko-sociale mes dy vendeve, që ishte lançuar para një vitit gjatë vizitës së Di Maio-s në Tiranë.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: Mbështetje për sportistët elitarë dhe brezat e rinj
Artikulli tjetërRama: Si mund t’i thuash vetes patriot duke hedhur plehra kudo