TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot angazhimin e bashkive për pastrimin e territorit.
Rama ndau një fotoalbum nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Si mund t’i thuash vetes patriot dhe të mos kesh gajle të përdhosësh vendin e fëmijëve të tu, duke hedhur plehra kudo, rrugëve, parqeve, fushave, rrëpirave, pyjeve, lumenjve, plazheve, mu përpara syve të tyre”, tha Rama.
Kryeministri ndau momente nga pastrimi sot në Durrës, Vlorë, Lushnjë, Shijak, Elbasan, Vau Dejës, Tepelenë, Dropull, Mallakastër, Delvinë, Himarë, Korçë dhe Mirditë.
Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.
/m.m//a.a/






















