Kushi: Mbështetje për sportistët elitarë dhe brezat e rinj

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti sot në një takim Alban Beqirin, fitues i vendit të tretë në Kampionatin Botëror të Boksit 2021, si dhe Arjol Zenelin, medalist i bronztë në Kampionatin Europian të moshave U18.

“Së bashku me Presidentin e KOKSH, Fidel Ylli, prita me shumë kënaqësi në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Alban Beqirin, fitues i vendit të tretë në Kampionatin Botëror të Boksit 2021, si dhe Arjol Zenelin, medalist i bronztë në Kampionatin Europian të moshave U18”, tha Kushi.

Ministrja i uroi kampionët për rezultatet e larta dhe shprehu mbështetjen e vazhdueshme për sportistët elitarë dhe brezat e rinj që përfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.