Ballina Aktualitet

Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho

TIRANË 1 nëntor/ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot me shumicë votash nga detyra Ardian Brahon, prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Ardian Braho.

Ardian Braho, prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë iu nënshtrua Vetingut për tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional më 27 tetor.

Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu pasi analizoi provat dhe faktet vendosi, shkarkimin nga detyra të Ardian Brahos, prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë. Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMicrosoft kalon Apple si kompania më e pasur në botë
Artikulli tjetërPandemia dhe rimëkëmbja ekonomike, Meta takon Ghebreyesus