Ballina Ekonomi

Mbi 4.8 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë, interes polakët dhe amerikanët

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Mbi 4.8 milionë shtetas të huaj hynë në territorin shqiptar, gjatë nëntëmujorit të vitit 2021, ose 2,3 herë më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, përgjatë nëntëmujorit të 2021-shit, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, janë Polonia dhe SHBA, ndërsa numri i shtetasve nga Greqia që hynë në territorin tonë shënoi rënie me 8,6 %.

“Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 4,3 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritje me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, thuhet në raportin e INSTAT.

Ndërkohë numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të 2021, është 3.223.429. Ky tregues, sipas INSTAT-it, është rritur me 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakF1 – SHBA stacioni i radhës
Artikulli tjetërKomisioni hetimor për 25 prillin, Alibeaj: E drejtë ekskluzive e çdo anëtari të thërrasë dëshmitarët