JAPONI – Kishida: Do të punoj për një botë pa armë bërthamore

TOKIO, 15 tetor /ATSH-AA/- Kryeministri japonez Fumio Kishida, bazuar në marrëdhëniet e besueshme të vendit të tij me SHBA-në, premtoi se do të punojë për “një botë pa armë bërthamore”.

Kryeministri Kishida në televizionin kombëtar TV Asahi theksoi rëndësinë e “mbrojtjes së idealeve” të shteteve që nuk posedojnë armë bërthamore.

Përballë idealeve të këtyre vendeve për “një botë pa armë bërthamore”, Kishida theksoi se asgjë nuk do të ndryshojë nëse vendet me fuqi bërthamore nuk do të veprojnë në këtë drejtim.

Duke përshkruar aleatin e vendit të tij, SHBA-në, si “fuqia më e madhe bërthamore në botë”, Kishida premtoi të “punojë për një botë pa armë bërthamore”, bazuar në marrëdhënien e besimit midis SHBA-së dhe Japonisë.

Duke përmendur kuadrin e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TPNW), të parashikuar nga Kombet e Bashkuara (OKB), Kishida shtoi se Japonia duhet të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.