Ballina Bota

COVID-19 – Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës 5-11 vjeç

NJU-JORK, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se kanë kërkuar një autorizim të përdorimit urgjent për vaksinën e tyre antiCOVID-19 për fëmijët midis moshave 5 dhe 11 vjeç, që do të mbronte më shumë se 28 milionë persona në SHBA.

“Me rastet e reja te fëmijët në SHBA, që vazhdojnë të jenë në një nivel të lartë, kjo paraqitje është një hap i rëndësishëm në përpjekjen tonë të vazhdueshme kundër COVID-19”, tha Pfizer në një deklaratë.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) me qëllimin përfundimtar për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ky kërcënim serioz i shëndetit publik”, shtoi kompania.

Vaksina tashmë është miratuar për ata 12 vjeç e lart./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet Akti Normativ për marrëveshjen e furnizimit me vaksina “Pfizer”
Artikulli tjetërAmbasada italiane uron Gledis Nanon: Forcojmë më tej bashkëpunimin