Ballina Aktualitet

Ambasada italiane uron Gledis Nanon: Forcojmë më tej bashkëpunimin

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Ambasada e Italisë në Tiranë uroi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndërsa shprehu vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit.

“Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit të Italisë dhe atyre të Shqipërisë për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ambasadës italiane.

Gledis Nano mori sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai zëvendësoi në këtë post, Ardi Veliun, ndërsa më parë ushtronte detyrën e drejtorit të Antiterrorit.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës 5-11 vjeç
Artikulli tjetërShqipëri, Japoni dhe Spanjë, bashkëpunim në nanoteknologji