Ballina Flash

Ngrohja globale ka shkatërruar 14% të koraleve

SIDNEJ, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Peshkimi me dinamit dhe ndotja, por mbi të gjitha ngrohja globale, shkatërroi 14% të shkëmbinjve nënujorë koralorë në mbarë botën nga 2009 në 2018,  sipas një studimi, më i madhi i kryer ndonjëherë mbi shëndetin e koraleve.

”Më të prekurit ishin koralet nga Azia Jugore dhe Paqësori, ato rreth Gadishullit Arabik dhe jashtë brigjeve të Australisë”, raportuan më shumë se 300 shkencëtarë nga Rrjeti Global i Monitorimit të Relievit të Koraleve.

“Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për shkëmbinjtë nënujorë koralorë në botë,” theksoi bashkautori i kërkimit Paul Hardisty, drejtor i Institutit Australian të Shkencave Detare.

Oqeanet thithin më shumë se 90% të nxehtësisë së tepërt të shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, duke mbrojtur sipërfaqet e tokës, por në të njëjtën kohë duke rritur temperaturat e ujit dhe duke shtyrë kështu shumë specie koralesh përtej kufijve të tyre të

Shkëmbinjtë nënujorë koralë mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të dyshemesë së oqeanit, 0,2%, por janë shtëpi për të paktën një të katërtën e të gjitha kafshëve dhe bimëve detare./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakILD, thirrje për 9 pozicione inspektorë jo-magjistratë
Artikulli tjetërMinisteriali për Mjedisin në Kajro, Kumbaro: Krah BE-së për objektivat