Ballina Aktualitet

ILD, thirrje për 9 pozicione inspektorë jo-magjistratë

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka shpallur thirrjen për 9 pozicione për inspektorë jo-Magjistratë tek Njësia e Inspektorëve.

ILD njofton se Inspektori kryen verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

Në ushtrimin e detyrës së tij, inspektori mbledh të dhëna dhe vlerëson çdo informacion, ose akt që çmon se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

ILD bën të ditur se afati për dorëzimin e dokumentacionit është data 29 tetor 2021.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAustria, mbështetje të vazhdueshme Shqipërisë për integrimin
Artikulli tjetërNgrohja globale ka shkatërruar 14% të koraleve