Ballina Aktualitet

Austria, mbështetje të vazhdueshme Shqipërisë për integrimin

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, ambasadorin Arno Riedel dhe përfaqësues të kësaj shoqate.

Kreu i Shtetit, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, miqësinë e fortë tradicionale mes popujve tanë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta përgëzoi përfaqësuesit e shoqatës, vlerësoi kontributin e saj të rëndësishëm në promovimin dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe shprehu mbështetjen e tij për aktivitetin e saj.

Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit falënderoi ambasadorin Riedel dhe përfaqësuesit e Shoqatës Austri-Shqipëri për përkushtimin e tyre në ndihmë të familjeve të varfra të veriut të Shqipërisë, për të shkolluar fëmijët e tyre në shkollën austriake profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbledhja e Komitetit HatTrick në Shqipëri, Nilsson letër falënderimi
Artikulli tjetërILD, thirrje për 9 pozicione inspektorë jo-magjistratë