Ballina Flash

Tetori, muaj i hapur vaksinimi antikovid për çdo qytetar mbi 18 vjeç

TIRANË, 3 tetor /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se tetori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit antikovid për çdo qytetar +18 vjeç.

Manastirliu theksoi se muaj i hapur i vaksinimit u jep mundësi studentëve dhe qytetarëve të mbrojnë jetën.

“Tetori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç, për t’i dhënë mundësi studentëve dhe çdo qytetari të mbrohet dhe të mos rrezikojë të tjerët”, theksoi ajo.

Po ashtu, Manastirliu apelon për të pavaksinuarve që të vaksinohen si një mundësi për t’ i dhënë fund pandemisë.

“Vaksinimi i të pavaksinuarve, e afron gjithnjë e më shumë fundin e pandemisë Covid-19”, shprehet ministrja Manastirliu.

Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Gjermania shpall Rumaninë dhe Lituaninë si zona me rrezik të lartë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 467 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit