Ballina Ekonomi

APD tender për dixhitalizimin e sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit për serverat

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Autoriteti Portual Durrës ka shpallur tenderin për rikonceptimin dhe realizimin dixhital, të sistemit të mbrojtjes kundra zjarrit për sallën qendrore të serverave.

Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 7.9 milionë lekë. Afati kohor për ekzekutim është 60 ditë nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare 2018, 2019, 2020, ku vlera e xhiros vjetore për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar nuk duhet të jetë më e vogël se 40 % e vlerës së përllogaritur të fondit limit.

Po ashtu, operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme me objektin e prokurimit, të kryera gjatë tre viteve të fundit (2018, 2019, 2020), në një vlerë jo më pak se 20 % i vlerës së përllogaritur të kontratës, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Lezhës: Autori i vrasjes së policit tentoi vetëvrasjen, në gjendje kritike për jetën
Artikulli tjetërNikolla: Kuvendi nxitje bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë