Ballina Ekonomi

Rregullat e hyrjes në Zvicër për shtetasit shqiptarë

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë njoftoi sot rregullat e hyrjes në Zvicër për shtetasit shqiptarë.
TIA bën të ditur se “edhe nëse vini nga një vend me nivel të lartë rreziku, mund të hyni në Zvicër nëse plotësoni të paktën një nga kërkesat e mëposhtme: Keni kombësi zvicerane.
Jeni mbajtës të një dokumenti udhëtimi (p.sh. Pasaportë ose kartë identiteti), një leje qëndrimi zvicerane (lejeqëndrimi L/B/C/Ci); një leje lëvizjeje ndërkufitare (leje G); një kartë legjitimimi FDFA, vizë D e lëshuar nga Zvicra, një vizë C e lëshuar nga Zvicra pas 16 Marsit të 2020 në një rast përjashtimor të vlefshëm ose për të punuar me një kontratë afatshkurtër, një garanci leje qëndrimi, konfirmimi i njoftimit për ofrimin e shërbimeve ndërkufitare deri në 90 ditë në çdo vit kalendarik (p.sh. qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar)”.
“Po ashtu shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në Zvicër nëse janë mbajtës të një dokumenti udhëtimi për refugjatë ose individë pa kombësi të lëshuar nga Zvicra, një pasaporte për individë të huaj të lëshuar nga Zvicra, një residence të vlefshme ose një leje qëndrimi e vlefshme, ose një Leje-F”, thekson TIA.
Sipas TIA-s, shtetasit shqiptarë kanë të drejtën e lëvizjes së lirë.
“Nëse ju kërkohet të jeni të pajisur me vizë, një vizë Shengen C, një vizë e vlefshme D ose një leje qëndrimi Shengen e vlefshme mjaftojnë. Jeni në një situatë e nevoje të veçantë. Autoriteti i kontrollit kufitar do të vlerësoje domosdoshmërinë dhe rëndësinë e situatës. Mund të provoni se jeni vaksinuar me një vaksinë të njohur (shiko: “Si mund ta provoj që jam i vaksinuar?”). Në këtë rast, mund të hyni me një vizë Shengen të lëshuar nga cilido shtet i Shengen përpara 16 marsit 2020”, vijon njoftimi.
“Jeni nën 18 vjeç dhe udhëtoni me një të rritur që është i vaksinuar plotësisht (prindër, vëllezër/motra, gjyshër dhe kujdestar). Jeni duke udhëtuar transit në Zvicër, me qëllimin dhe mundësinë e hyrjes në një shtet tjetër. Duhet të jeni të aftë të provoni se i përmbushni kërkesat e lartë përmendura. Dokumentet e duhura duhet ti paraqiten kontrollit kufitar ose në momentin kur aplikoni për vizitë”, thuhet në njoftimin e TIA.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStoku i kredive me probleme u ul në 45 miliardë lekë
Artikulli tjetërTEHERAN – IAEA: Irani refuzon kontrollin e inspektorëve bërthamorë