Ballina Ekonomi

Stoku i kredive me probleme u ul në 45 miliardë lekë

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Kredia me probleme në sektorin bankar shënoi rënie të ndjeshme në mesin e këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i kredive me probleme u ul në vlerën 45 miliardë lekë ose 370 milionë euro, në fund të 6-mujorit të parë të 2021-shit.

Raporti i kredive me probleme, zbriti në fund të muajit korrik në nivelin 7.05 %, që është niveli më i ulët që prej vitit 2009.

BSH-ja bën të ditur se, kredia me probleme është përmirësuar gjatë këtij viti kryesisht në segmentin kredia për bizneset me 8.4 % dhe kredia në valutë me 7.9 %. Ndërsa pesha e kredive të humbura në totalin e kredive me probleme arriti në 52 % nga 47 % një vit më parë.

Kredi të humbura klasifikohen ato huamarrje që nuk janë paguar prej më shumë se një viti.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Situata në veri, KFOR: Të përkushtuar për zbatimin e mandatit, sigurinë dhe lëvizjen e lirë
Artikulli tjetërRregullat e hyrjes në Zvicër për shtetasit shqiptarë