Ballina Flash

Rama takohet me Erdogan në New York


TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në New York.

Kryeministri Rama dhe presidenti i Turqisë, Erdogan ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenca turke përmes një njoftimi bën të ditur se, takimi i cili u mbajt me dyer të mbyllura në ndërtesën e re Türkevi në New York, zgjati rreth një orë.

Kryeministri Rama ka postuar edhe foto nga takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duke e cilësuar si foto e ditës.

/a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDel Monaco: Përpjekje të përbashkëta për zbatimin e efektshëm të të drejtave të njeriut
Artikulli tjetërAmbasadori holandez takim me kreun e SPAK