TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Ambasada e Holandës në Tiranë bëri të ditur se, “në takim ata diskutuan punën e Zyrës së Prokurorisë Speciale, pengesat në rrugën për ta bërë trupin plotësisht funksional dhe hapat përpara për të arritur rezultatet e dëshiruara”.
“Ata gjithashtu diskutuan sfidat kur bëhet fjalë për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe hetimet e zyrtarëve publikë”, thekson ambasada e Holandës.
“Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve shqiptare dhe holandeze”, njofton Ambasada. /a.a/























