Ballina Aktualitet

Dënimi i ish-kryeprokurorit Llalla, Kim: Askush nuk është mbi ligjin

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim reagoi sot pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Ambasadorja Kim në reagimin e saj ka theksuar se, “drejtësia shërbehet kundër zyrtarëve të korruptuar”.

“Prokurorët duhet të vazhdojnë të veprojnë kundër zyrtarëve, sado të lartë apo të fuqishëm, të cilët keqpërdorojnë pozicionin për të pasuruar veten. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Franca synon zgjerimin e përdorimit të detyrueshëm të pasaportës shëndetësore
Artikulli tjetërKampionati i futbollit 9×9, përcaktohet kalendari i plotë